Debati mes Milaim Zekës dhe aktores Olta Gixhari ka marrë përmasa të reja pas kundërpërgjigjes së gazetarit.
Zeka reagoi ndaj akuzave të Oltës, e cila e cilësoi si të papërshtatshme një shaka me nuanca seksuale që ai kishte bërë ndaj konkurrentes Lela.
Në reagimin e tij, Zeka ironizoi famën e Oltës, duke thënë: “Olta Gixhari është e njohur nga Big Brotheri, ndërsa unë nuk jam Milaimi i Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj herë merret me banorët, herë me mua.”
Për të shuar polemikat, Zeka publikoi një mesazh nga familja e Lelës, që duket se synon të qetësojë situatën dhe të ndalojë debatin e ndezur nga videoja fillestare. Videoja, e publikuar nga një faqe tjetër në bashkëpunim me Zekën, ishte ajo që shkaktoi përplasjen mes tij dhe aktores.
Postimi i tij përfundon me një ton ironik, duke lënë të kuptohet se debatet e tilla janë të panevojshme dhe të nxitura nga kërkesa për vëmendje.