Festat duket se kanë ardhur me një lajm të mirë në familjen e Gaz Pajës dhe Ira Seferit.
Pas zërave për ndarje, çifti janë shfaqur ditën e djeshme në një fotosesion të përbashkët fotografik nën atmosferën e festave, bashkë me djalin e tyre Dard.
Dyshja nuk kanë folur asnjëherë rreth lajmeve që kanë qarkulluar në dy vitet e fundit për një ndarje të mundshme pasi Ira nuk e ndiqte më Gazin në rrjetet sociale, ndërsa kishte hequr edhe fotot me të në profilin e saj.