Ish-lojtari i njohur italian, Graziano Pellè dhe modelja Viky Varga janë ndarë pas 12 vitesh.
Ka qenë vetë bukuroshja hungareze që ka bërë të ditur diçka të tillë, nëpërmjet një instastory.
“Unë dhe Graziano kemi vendosur të ndahemi. 12 vitet e kaluara së bashku kanë qenë plot me kujtime të bukura dhe momente që do t’i mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Ju kërkoj mirëkuptim dhe respekt për këtë moment”– shkruan Varga.
Historia e dashurisë mes tyre lindi në periudhën kur Pelle luante në Holandë, më saktësisht te skuadra e Feyenord. Fillimisht, ata kontaktuan në rrjetet sociale, më pas Varga nuk hezitonte të ndiqte ndeshjet e tij në stadiume të ndryshme. Për momentin, akoma nuk dihet arsyeja e divorcit, por me gjasë motivi do të mësohet shpejt.