Aktorja Egla Ceno duket se ka thumbuar kolegun e saj Romeo Veshaj me një postim të fundit në llogarinë e saj të Instagramit.
Në postimin e saj, aktorja rikujtoi një nga projektet e saj të mëparshme, miniserialin humoristik “Më fal për shprehjen”, ku luante përkrah aktorit Elvis Pupa.
“Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla. Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA…torturë e vërtetë për të shkretin. S’ka më…gjen tenxherja kapakun gjithmonë”
Mirëpo fraza e fundit, “S’ka më… gjen tenxherja kapakun gjithmonë”, duket të jetë një thumb i drejtpërdrejtë për projektin aktual të Elvana Gjatës dhe Romeo Veshajt, “Tenxhereja Kapakun”.
Kjo është përforcuar nga një pëlqim i Eglës në një koment ku një ndjekës i quante dy protagonistët si dy njerëz që “s’kanë pikë emocion transmetimi”. Pëlqimi i saj është interpretuar si një konfirmim i mendimit të përbashkët me ndjekësin për projektin në fjalë.