Olta Gixhari nuk ka hezituar të mbajë qëndrim ndaj një postimi të Milaim Zekës, tashmë të fshirë, që përfshinte shaka me nuanca seksuale ndaj konkurrentes Lela.
“Hapet televotimi” shkruhej në postimin e Milaim Zekës mbi një foto ku ajo ishte duke qëndruar në shtëpi.
Me një reagim të fortë, Olta e konsideroi të papranueshëm gjestin, veçanërisht duke pasur parasysh moshën dhe pozicionin e Milaimit si pjesë e produksionit.
“Sa gjest i ulët të përfitosh nga dobësia e një gruaje, fshehurazi, ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën,” shkroi Olta.