Në një periudhë rekord prej 18 muajsh, Sophie Rain është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në botë, duke gjeneruar një shumë marramendëse prej 43 milionë dollarësh nga platforma OnlyFans.
E reja 20-vjeçare, e cila festoi ditëlindjen në shtator, ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm në rrjete sociale dhe kulturën pop.
Me mbi 9 milionë ndjekës në TikTok, 5 milionë në Instagram dhe 3 milionë në Snapchat, Sophie është shndërruar në një ikonë për brezin Gen Z. Krahasimet e saj me ikonat e mëparshme si Pamela Anderson për Gen X dhe Megan Fox për milenialët dëshmojnë ndikimin e saj të madh.
Videot e saj janë virale, si p.sh. një video në TikTok ku kërcen në këngën “Wop” të reperit J. Dash, që ka mbledhur mbi 98 milionë shikime.
@sophieraiin
Fama e saj erdhi rastësisht. Duke punuar si kameriere dhe duke provuar të bëhej e famshme në rrjete sociale, Sophie u përfshi në një skandal viral. Një video ku një person i maskuar si Spiderman kryente akte sensuale u bë virale, dhe shumë menduan se ishte Sophie. Pavarësisht mohimit të saj, skandali e ktheu atë në një sensacion në rrjete sociale, duke çuar në rritjen e ndjekësve të saj.
Pas këtij incidenti, ajo humbi vendin e punës si kameriere, pasi ish-shefi i saj mendoi se ajo po merrej me pornografi.
E nxitur nga ndjekësit dhe shokët, Sophie hapi një llogari në OnlyFans në prill 2023. Ajo përdori skandalin për të tërhequr abonentë dhe për ta shndërruar famën e saj në fitime të mëdha. Brenda vetëm 18 muajve, ajo arriti të bëhet një nga krijueset më të suksesshme të platformës.
Sipas Business Insider, krijuesit mesatarë në “OnlyFans” fitojnë rreth 1,300 dollarë në vit, por Sophie tejkaloi çdo parashikim, duke fituar 43 milionë dollarë në vitin e saj të parë të plotë në platformë. Kjo shifër e vendos atë në një nivel të ngjashëm me yjet si Bhad Bhabie, e cila fitoi 57 milionë dollarë në një periudhë trevjeçare.
Suksesi i Sophie shtrihet përtej përmbajtjes në OnlyFans. Ajo ka aftësinë të lidhet me ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale, ku promovon autenticitet dhe karizëm. Në intervista, ajo ka pranuar se suksesi i saj është i pabesueshëm dhe se ndihet sikur është ende në një ëndërr.