Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA, ku një çift bashkëshortësh, Pajtim dhe Sabrina Krasniqi, u gjetën të vdekur në atë që dyshohet të jetë një vrasje-vetëvrasje.
Sipas raportimeve të policisë amerikane, ngjarja ka ndodhur si rezultat i tradhtisë bashkëshortore.
Hetimet paraprake tregojnë se Sabrina Krasniqi dyshohet të ketë qëlluar me gjashtë plumba ndaj bashkëshortit të saj Pajtim Krasniqi, përpara se të vriste veten.
Motra e Pajtim Krasniqit, Albana, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen e saj për humbjen e vëllait dhe duke akuzuar Sabrinën për këtë krim. Në një postim të ndjerë, ajo shkruan:
“Ajo i mori jetën njeriut që i kishte besuar më shumë. Një tradhti që shkatërroi familjen tonë.”