Historia e dashurisë mes Romeo Veshaj dhe ish-finalistes së “Big Brother”, Heidi Baci, mori fund disa javë më parë.
Heidi, e cila prej disa muajsh jetonte në Tiranë, ka lënë Shqipërinë dhe është rikthyer në Itali, ku jeton familja e saj.
Ndërkohë, Romeo duket se ka hedhur një hap të ri në jetën personale. Në fillim të tetorit, u përhapën thashetheme për një flirt të ri të aktorit, dhe tashmë kjo histori duket se është konfirmuar.
Sipas burimeve pranë tij, Romeo është në një lidhje me një vajzë brune, e cila gjithnjë e më shpesh po shfaqet në shoqërinë e tij.
Pavarësisht se çifti nuk ka dalë ende publikisht, të afërmit dhe miqtë e tyre e kanë marrë vesh për këtë histori. Ata janë parë së fundmi në zonën e ish-Bllokut, ku Romeo dhe partnerja e tij e re kanë kaluar kohë në një bar të njohur, nën shoqërinë e miqve të përbashkët.
Kjo lidhje e re ka ngjallur interesin e fansave të aktorit, të cilët po presin të mësojnë më shumë për këtë kapitull të ri në jetën e tij personale.
Ndërkohë, Heidi duket se është fokusuar në jetën e saj jashtë Shqipërisë, duke lënë pas lidhjen me Romeon dhe çdo ngjarje që e ka shoqëruar vitin e fundit.