Mevlan Shaba po përballet me një situatë të vështirë në jetën e tij personale.
Ndërsa vetëm pak kohë më parë u konfirmua lajmi se ai dhe partnerja e tij janë në pritje të një fëmije, marrëdhënia e tyre duket se po kalon një krizë serioze.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se ata kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha kohët e fundit. Madje, të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë fshirë, përfshirë edhe ato që zbulonin shtatzëninë e partneres. Ky veprim ka shkaktuar spekulime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur pyetjen nëse çifti është drejt një ndarje.
Shkak për ndarjen e përfolur të çiftit janë deklaratat e ish-partneres së Mevlanit, Livias, e cila e akuzoi atë për tradhti.
Kujtojmë se lajmi për shtatzëninë u bë publik gjatë qëndrimit të Mevlanit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku partnerja e tij i dha lajmin emocionues në mënyrë surprizë.
Mbetet të shihet nëse çifti do të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe të vazhdojnë së bashku, apo nëse do të konfirmojnë zërat për ndarje. Publiku është në pritje të një deklarate zyrtare nga të dyja palët.