Drilon Rama ka ndarë një moment të sinqertë me Kevinin, ku ka treguar pse nuk ka nisur një lidhje deri tani.
Gjatë bisedës, Driloni tha se karriera e tij si boksier ka qenë gjithmonë prioriteti kryesor. Ai pranoi se lidhjet mund ta shpërqendronin nga synimet e tij profesionale.
“Unë deri sot mund të kisha pasur 1000, por gjithmonë ka pas diçka. Edhe puna e boksit, babi ka investuar shumë për mua. Nëse do të kisha pasur dikë, do ta kisha më të vështirë të përqendrohesha te boksi,” – tha ai.
Driloni shtoi se është i rezervuar për t’u përfshirë në një marrëdhënie, pasi ndien që në ditët e sotme, shumë gjëra nuk shkojnë siç duhet. Për këtë arsye, ai zgjedh të fokusohet te karriera e tij dhe të shmangë komplikimet emocionale.