Rrjeti po zien, pasi po përflitet se ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Edona James është në lidhje me vëllain e reperes Loredana Zefi.
Në media u aludua se ajo ka nisur një lidhje romantike me Ilir Zefin. Por, Edona për ‘Prive’ ka mohuar këta zëra, duke thënë se janë vetëm miq të mirë, madje ajo u shpreh se tërhiqet nga djemtë më të ri.
Deri më tani nuk dihet ende asgjë për jetën e saj personale, por është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në ekran.