Një moment i tensionuar ndodhi pas mesnate në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” kur Xuxi dhe Kevini u përplasën ashpër, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të transmetimit.
Tensioni mes dy banorëve arriti një kulm kur ata u përballën me njëri-tjetrin, dhe shumë të pranishëm menduan se mund të kishte pasur edhe përplasje fizike.
Për këtë situatë ka reaguar nëna e Kevinit. Në një postim në InstaStory ajo shkruan: “Marre Xuxi, të ka respektuar Kevini në maksimum. Kevini ka pasur shumë emocione mbrëmë”. “Bash mbrëmë ia bëre këtë gjest. Marre për ty, çfarë kulture po tregoni aty brenda? Tmerr”, tha ndër tjerash.