Mbrëmjen e djeshme, Edi vendosi të përfundojë rrugëtimin e tij në BBVK, duke i dhënë fund pjesëmarrjes në këtë garë.
Arsyeja e largimit të tij lidhej me çështje personale dhe angazhime që kishte lënë pezull jashtë shtëpisë, edhe pse nuk dha shumë detaje për publikun.
Pak para largimit, Edi pati një moment të sinqertë me Drilonin, një nga banorët me të cilin kishte ndërtuar një raport shumë të afërt. Ai e falënderoi për miqësinë dhe mbështetjen gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Të kam thënë se psiqikisht kam qenë i lodhur, nuk është puna te banorët. Kemi kaluar shumë fortë”, iu drejtua Edi – Drilonit.
“Të pres jashtë, për çdo gjë më ke mua. Më ka ardhur shumë mirë që kemi mundur të shfrytëzojmë këtë kohë bashkë, me ushtrime me çdo gjë. Nuk mund të dalë jashtë vetes. Nuk mundem më, i kam punët e mia jashtë që i kam lënë llug”, theksoi tutje.