Sezoni i ri i Big Brother VIP Albania 4 është konfirmuar dhe pritet të startojë mbrëmjen e 21 dhjetorit.
Bashkë me datën, dihet që moderator do të jetë sërish Ledion Liço. Ndërsa se kush do të ulet në karriget e opinionistëve, nuk janë zbuluar ende emrat.
Mirëpo sot, një njoftim nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” në Instagram, ka çuditur jo pak publikun.
Produksioni ka lënë të kuptohet se këtë vit mund të ketë një ndryshim të formatit: Pjesë e programit nuk do të jenë vetëm personazhe të njohur të ekranit por edhe njerëz të zakonshëm.
“”Big Brother” hap dyert së shpejti dhe po kërkon për TY! Nëse mendon se historia jote meriton të dëgjohet, mes VIP- ave mund të jesh edhe ti!”, thuhet në njoftim, ndërsa kurioziteti dhe interesi për sezonin e ri është shtuar më shumë.