Mbrëmjen e djeshme, Eduard Kuçi la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, vendim që erdhi me dëshirën e tij.
Gjatë prime-t, ai kërkoi largimin nga programi, arsye që nuk lidhen me banorët e tjerë.
Pas kërkesës së Edit ndërhyri moderatorja Jonida Vokshi, e cila tha: “Duke qenë se jemi në fund të prime-t, do të këshilloja të qëndroje dhe sot sepse na pret darka, dhe nesër mund të flasësh me ‘Vëllain e madh’…(ndërpritet nga Edi)“.
Edi: A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë
Më pas ndërhyri moderatori Alaudin dhe banorit iu dha konfirmimi që mund të largohej menjëherë dhe la shtëpinë pasi u takua me konkurrentët. Para se të dilte, Edi i kërkoi sërish falje Sarës dhe i la disa porosi Drilonit.
Video: