Granit Xhaka do të bëhet sërish baba. Futbollisti shqiptar që luan për Bayer Leverkusen shënoi gol gjatë ndeshjen kundër Heidenheim-it dhe mënyra si e festoi ishte krej unike.
Pas golit, Xhaka la të kuptohej se do të bëhet sërish baba. Ai vendosi topin poshtë bluzës dhe aq mjaftoi që stadiumi të “ndizej” nga brohoritjet.
Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Leonita, tashmë janë prindër të dy vajzave dhe shumë shpejt familja e tyre do të zgjerohet me një tjetër anëtar.