Në spektaklin e sotëm, u transmetua një klip që solli në fokus përplasjet mes Sarës, Edit dhe Drilonit.
Gjithçka filloi kur Sara vendosi të sakrifikonte 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë çfarë ishte thënë pas shpinës së saj.
Klipi zbuloi momente të tensionuara dhe komente të papëlqyeshme. Një nga komentet më të rënda ishte përdorimi i një shprehjeje fyese nga Edi ndaj Sarës, e cila krijoi një situatë të rënduar jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.
Pavarësisht kësaj, situata mori një kthesë tjetër kur Edi i kërkoi falje Sarës menjëherë pas transmetimit të videos. Kërkesa e tij për falje u vlerësua nga disa, përfshirë opinionisten Olta Gixhari.
“Më ka pëlqyer shumë mënyra si Edi reflektoi. I kërkoi disa herë falje Sarës. Bravo për këtë veprim,” u shpreh Olta,