Reperi i njohur Ghetto Geasy ka emocionuar ndjekësit e tij me një dedikim të veçantë për vajzën e tij me rastin e ditëlindjes së saj.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një foto të vajzës, të cilën e quan “shpirti dhe drita e jetës së tij”.
”Gëzuar ditëlindjen, goca ime e shtrenjtë! Ti je shpirti im, drita që ndriçon çdo ditë dhe arsyeja pse çdo ditë jam më i lumtur. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë që ndjej për ty – je shpëtimi im, gjithçka për të cilën kam ëndërruar. Uroj që jeta jote të jetë plot me gëzim, shëndet dhe të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet. Babi gjithmonë do të jetë këtu për ty, në çdo hap që merr, dhe do të të dua pa fund, gjithmonë dhe përgjithmonë. Të dua me githë zemrën time princesha ime”- ka shkruar reperi.