Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka ndarë me publikun disa momente të veçanta dhe plot humor nga lidhja e saj me DJ Dagz, me të cilin ka krijuar një familje dhe kanë një djalë të vogël.
Çifti u njoh dhe u dashurua gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP 1”, ku lidhja e tyre nisi përtej asaj fizike, siç e ka theksuar vetë Einxheli.
Në një rrëfim të sinqertë, Einxheli tregoi se, edhe pse tërheqja mes tyre ishte e fortë, ata nuk kishin kryer marrëdhënie intime brenda shtëpisë së famshme. Ajo zbuloi madje se i kishte kërkuar produksionit që Dagz të largohej nga shtëpia për të shmangur tensionin emocional dhe fizik që ndjente.
“Jo se ishte e vështirë të kontrolloja veten, por marrëdhënia jonë u forcua më shumë në aspektin shpirtëror. Ato dy netët në suitë ishim si në një luftë – hëngrëm veten me dhëmbë nga epshi,” tregoi moderatorja duke qeshur.
Pas përfundimit të spektaklit, Einxheli zbuloi se marrëdhënia e tyre u konsumua nën rrethana të pazakonta. “E kisha krahun e thyer dhe nuk e dhashë më të mirën time,” tha ajo me humor.
Një nga momentet më argëtuese ishte kur moderatorja kujtoi periudhën e shtatzënisë dhe momentet në maternitet. “Kur më shtrinë në krevat, Dagz më tha ‘Mos lëviz që këtu.’ Unë i thashë: ‘Shpirt, pak jam invalide, pak shtatzënë. Po të kisha mundur të lëvizja, s’do të kisha ngelur shtatzënë,’” rrëfeu Einxheli.
Historia e dashurisë së Einxhelit dhe Dagz vazhdon të jetë një nga më të pëlqyerat nga fansat e “Big Brother VIP”, ndërsa ata e përforcojnë çdo ditë lidhjen e tyre me humor, sinqeritet dhe momente të veçanta.