Babai i 14-vjeçarit të plagosur në ngjarjen tragjike ku humbi jetën Martin Cani ka dhënë një deklaratë të fortë për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Ai ka ndarë detaje të reja bazuar në dëshminë e djalit të tij, duke akuzuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë dy persona si autorë të sulmit.
Sipas tij, djali i tij, Luisi, është goditur katër herë gjatë përplasjes, ku një prej plagëve është në shpinë, shkaktuar nga një tjetër person i cili deri tani mbetet i lirë. Babai i të miturit ka përmendur një emër konkret, K. B., të cilin e akuzon si bashkëpunëtor në këtë akt të rëndë.
“Luisi për momentin është një fazë rikuperimi, por mbetet ende në intubacion. Luisi është goditur katër herë në trup, një gërvishje ka marrë në dorën e majtë. Katër herë është goditur nga dy persona. Nuk është një autor vrasës, por janë dy autorë vrasës. Dua ta denoncoj para medias suaj, personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin pas shpine, është K. B.. Kërkoj arrestim të shpejtë, sepse kam marrë vesh se ka marrë prindërit dhe do të largohet nga Shqipëria, ose është larguar. Kjo është deklaratë zyrtare nga policia. K. B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit dhe të shkojë të dorëzohet vetë. Nëse nuk merren masa do të marrim ne në mënyrë private, siç e zgjidhën ata me fëmijët tanë”, tha babai i të plagosurit.