Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka, ka ndarë një reflektim me ndjekësit e tij në Instagram, ku shpreh dyshimet se edhe meshkujt mund të përjetojnë një lloj “cikli menstrual”.
Në postimin e tij, Sharka shprehet:
“Kam dyshime që jam në ditët e mia të ciklit menstrual. Kam uri të pashpjegueshme, luhatje humori, jam emocional dhe nervoz. A besoni ju që edhe meshkujt kanë cikël menstrual por nuk e kuptojmë?”
Ai ndau gjithashtu se, pas leximit të një artikulli mbi këtë temë, ka filluar ta besojë këtë teori. Sipas tij, edhe meshkujt mund të përjetojnë simptoma të ngjashme me ato të ciklit menstrual të femrave, si luhatje humori, ndjeshmëri emocionale dhe uri e pazakontë, edhe pse fizikisht kjo mbetet e pakuptueshme.
“Kur lexova artikullin u shokova, tani kam filluar t’i besoj,” përfundoi ai.