Këto janë momentet e fundit të jetës së Liam Payne! Ylli i popit shihet duket u tërhequr zvarrë në hollin e hotelit Casa Sur në Buenos Aires më 16 tetor.
Ai vdiq pak momente më vonë pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës së tij, në rrethana ende të paqarta.Publikohen fotot shokuese, Liam Payne u tërhoq zvarrë në hollin e
Fotoja është publikuar nga Daily Mail dhe media britanike shtron pyetjen: A mund të ishte shpëtuar këngëtari?
Ceremonia mortore e 31-vjeçarit, i cili dyshohet se në momentin kur ra nga ballkoni ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, u zhvillua të mërkurën në kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire. Trupi i këngëtarit u kthye në vendlindje nga babai i tij, Geoff Payne, i cili shkoi në Argjentinë menjëherë pas lajmit për vdekjen e të birit.