Ana është banorja e radhës që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, pasi u radhit si më pak e votuara nga publiku.
Në këtë nominim, Leo ishte i pari që siguroi vazhdimin e qëndrimit në shtëpi, ndërsa për Anën rrugëtimi televiziv përfundoi këtu.
Ajo bëhet banorja e tetë që eliminohet nga ky edicion, duke mbyllur kështu një përvojë që tërhoqi vëmendje dhe krijoi dinamika të ndryshme brenda shtëpisë.
Vlen të kujtohet se disa javë më parë, edhe nëna e saj i kishte kërkuar publikisht që të linte garën, por Ana vazhdoi deri në këtë pikë, duke dhënë kontributin e saj në spektakël.