Një qytetar ka gjetur mbrëmjen e sotme çantën dhe thikën e 14-vjeçarit që qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.
Objektet janë zbuluar në afërsi të Gjykatës së Apelit, pranë rrugës së Elbasanit.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe vijon të jetë një çështje e ndjeshme për komunitetin.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.