Pak ditë më parë Jonida Maliqi paditi në gjykatë ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizren me pretendimin se ai nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Demo
Mediat shkruajnë se Jonida Maliqi ka dalë e fituar në Gjykatën e Tiranës. Togat e zeza kanë vendosur që e drejta të peshojë në anën e saj.
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor.
Tashmë, Gent Prizreni do të duhet të zbatojë vendimin e gjykatës, në të kundërt, brenda periudhës së sipërpërmendur do të ndërhyjë zyra e përmbarimit.