Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 14-vjeçarin Mario Perlleshaj, i cili i mori jetën Martin Canit.
Mario Prelleshi ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari, aty ku do të mësojë edhe masën që do jepet ndaj tij.
Seanca gjyqësore e cila zgjati pak minuta u zhvillua në ambientet e spitalit ku i mituri ndodhet i shtruar.
Kjo prej plagës që ai ka marrë me thikën që ka përdorur vetë. Ishin togat e zeza të Gjykatës së Tiranës që morën vendimin, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës për rëndim akuze ndaj të miturit, konkretisht për “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.
Ndaj të miturit është ngritur nga Prokuroria akuza e vrasjes në rrethana cilësuese. Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin. Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Konflikti mes adoleshentëve u regjistrua mesditën e 18 shtatorit rreth 300 metra larg shkollës Fan Noli, në Tiranë. Martin Cani ndërroi jetë në spital pak pasi u transportua ndërsa 2 adoleshentët e tjerë Luis Mecja dhe autori, Mario Perlleshi morën plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij. Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.