Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” po mbushet gjithnjë e më shumë me momente romantike, dhe mbrëmja e djeshme solli një tjetër surprizë për ndjekësit e spektaklit.
Ana Ejupi dhe Kevin Edmond shkëmbyen puthjen e tyre të parë. Kevini ka qenë i hapur për pëlqimin e tij ndaj Anës që prej kohësh, por deri tani të dy ishin shprehur se donin të mbeteshin vetëm miq të mirë. Megjithatë, atmosfera festive e festës së djeshme ndryshoi dinamikat mes tyre.
Gjatë festës, shumë banorë u përfshinë në festë duke hyrë në pishinë, përfshirë edhe Anën dhe Kevin. Ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit, dyshja shkëmbeu një puthje.
A do të jetë kjo puthje fillimi i një historie dashurie apo thjesht një moment i çastit? Koha do ta tregojë.