Gentian Zenelaj, aktori i humorit dhe prezantuesi i njohur shqiptar, është parë në spitalin e Traumës me këmbën e fashuar.
Sipas pamjeve të siguruara nga VoxNews, Zenelaj është futur në spital i shoqëruar nga një grua. Momentalisht nuk ka informacion të saktë mbi arsyen e vizitës së tij në spital apo natyrën e dëmtimit që ka pësuar.
Gentian Zenelaj është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, i njohur për rolet e tij në humor dhe angazhimet televizive. Lajmi ka ngjallur interes dhe shqetësim te publiku, ndërsa fansat e tij presin më shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Për momentin, mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga vetë aktori ose nga familjarët e tij.