Moti i keq pritet të “pushtojë” vendin, këto janë qarqet që rrezikohen

Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kanë paralajmëruar se reshje të dendura priten gjatë ditëve në vijim, duke u përqendruar kryesisht në qarqet veriore të vendit.

Reshjet intensive do të prekin më shumë zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Tiranës, dhe Elbasanit, ku intensiteti pritet të jetë nga “intensiv” deri në “shumë intensiv.”

Në qarqet e tjera të Shqipërisë, reshjet do të jenë mesatare, por në disa zona mund të arrijnë nivelin “intensiv.”

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka kërkuar gatishmëri të lartë nga të gjitha strukturat përgjegjëse për emergjencat civile. Institucionet janë udhëzuar të:

  1. Monitorojnë nivelin e lumenjve dhe rezervuarëve.
  2. Garantojnë funksionimin e infrastrukturës rrugore dhe hidrovoreve.
  3. Sigurojnë furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

AKMC gjithashtu ka bërë thirrje për bashkitë dhe prefekturat që të mobilizojnë strukturat e emergjencave civile për të parandaluar dhe menaxhuar çdo situatë të mundshme kritike.

Zona veriore është më e ekspozuara ndaj përmbytjeve, veçanërisht ato pranë lumenjve dhe rezervuarëve. Banorëve u këshillohet të tregohen vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rreziqet.