Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin në orët e para të datës 19 nëntor, kur 27-vjeçari Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u qëllua për vdekje në zonën e Xhamllikut, Tiranë.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 00:36, Klaudio Prendi u qëllua me breshëri plumbash teksa po dilte nga një lokal dhe po hipte në makinën e tij.
Pavarësisht transportimit të menjëhershëm në spital, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.
Policia ka gjetur një makinë të djegur tip Audi në zonën e Farkës rreth orës 01:05, e cila dyshohet se i përket autorëve të atentatit. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre vazhdojnë.
Klaudio Prendi nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Më 6 maj 2023, ai kishte qëlluar me armë në qytetin e Pukës, një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e mediave.
Babai i tij, Fran Prendi, ish-gjyqtar, u tërhoq nga detyra gjatë procesit të vettingut në drejtësinë shqiptare.