Vrasja e rëndë e 14-vjeçarit ditën e djeshme ka tronditur gjithë Shqipërinë.
Prindi i një prej nxënësve të shkollës ku ndodhi ngjarja e rëndë ka folur për mediat mjaft i tronditur.
Ai u shpreh: “Jemi te shqetësuar. Ne vend që nxënësit të ishin me fletore në shkollë, vijnë me lule për shokët. S'deshën të vinin kalamajt në shkollë jo. Vajza është e vogël s'mer vesh. Djali që është në klasë të 6 është i shqetësuar. Për momentin s'flet se është në shok”.