14-vjeçari Martin Cani, i cili u vra tragjikisht ditën e djeshme pas një sherri me thika pranë shkollës “Fan Noli”, kishte publikuar disa vite më parë një foto krah aktorit Jul Deda.
“Tani dola unë në foto me Julin, por mbas 10 vitesh do kërkojë ai të dal me mua”, shkruante Martini disa vite më parë.
Sot, mjaft i prekur emocionalisht, aktori e ka rishpërndarë këtë postim, ku teksa shpreh ngushëllimet e tij për Martinin, shkruan në Instagram:
“Prehu ne paqe i dashur Martin. A mund ta bejme nje foto bashke, edhe pse nuk kane kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik ti nderpreu endrrat ne mes? E une prap e dua kete foto me ty o kampion. Na pikellove te gjitheve o djale, por Zoti djemte e mire i do prane vetes. Qofsh mire me Zotin. Ngushellime te sinqerta familjes.”