Vdekja tragjike e 14-vjeçarit në “Fan Noli”, tronditi një Shqipëri të tërë!
Lidhur me ngjarjen e rëndë, kanë reaguar një sërë figurash publike tepër të pikëlluar për rastin e tmerrshëm, të trishtë duke e cilësuar rastin si një degradim për brezin e ri!
Bled Mane: Atdheu bosh. Mbrëmë atdheut ia vramë fëmijërinë te dera e një shkolle, sot ia vramë rininë te dera e një makine. Po ikin të gjithë një e nga një, ca i vrasim e ca ikin në kurbet. Bosh fshati, bosh provinca, bosh lagja, bosh universiteti, bosh fabrika. Në Shqipërinë ku pylli u pre e ku plazhi u betonua kanë mbetur vetëm socialistët hajdutë të Edi Ramës, kanë mbetur vetëm trushpëlarët e rrugicës së Sali Berishës, kanë mbetur nja 380 kriminelë që vinë vërdallë me makina të shtrenja, kanë mbetur vetëm turistët e huaj që frynë buzët me botoks dhe hanë qofte te Pazari i Ri. Atdheu bosh, kokat bosh, shpirtrat bosh!
Kiara Tito: Sot jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga humbja tragjike e një 14- vjeçari, një fëmijë që kishte gjithë jetën përpara. Një jetë e pafajshme u shua në mënyrën më të dhimbshme nga një akt dhune që nuk duhet të ndodhte kurrë. Kjo tragjedi na kujton të gjithëve rëndësinë e edukimit për paqe, dashuri dhe mirëkuptim. Si shoqëri, kemi përgjegjësinë të ndërgjegjësojmë fëmijët tanë për pasojat e dhunës dhe të mësojmë vlerën e dialogut në vend të konfliktit.
Prindër, kujdestarë, dhe mësues, flisni me fëmijët tuaj për rëndësinë e respektit dhe empatisë. Ndihmojini të kuptojnë se çdo veprim ka pasoja dhe se dhuna nuk është kurrë zgjidhje. Sot qajmë një jetë që u shua shumë herët dhe lutemi që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më. Kujtojmë këtë fëmijë të shtrenjtë me dhimbje, por edhe me një angazhim për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt për të gjithë.
Efi Dhedhes: O drit e bukur ti! Me dhemb shpirti kur mendoj qe u bere nje engjell nderkohe ishe! Me dhemb shpirti kur mendoj sa net rrija pa gjum me te njejtin merak oer vllain tim, nese i ndodhte gje! Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e familjes tende! Nuk e imagjinoj dot sa shume shpirti po ju dhemb! Ngushellime eshte e vetmja fjal qe mund te them se asgje nuk kemi ne dor me shume! U prehsh ne paqe engjell i bukur.
Olsi Bylyku: Gabimi nje doktori, varroset ne toke Gabimi nje arkitekti bie ne toke Gabimi i nje mesuesi e prindi ecen mbi toke! “Fara” e rrjeteve sociale mbi ndjekjet e imazheve te gabuara po “korr” rezultat! Ta gezojme TE ARDHMEN, kur te gjithe pa perjeshtim jemi “investitor”, qofte edhe kur heshtim! Shpirti ne paqe MARTIN, ikja jote qofte kembane alarmi per shoqerine
Xhemi Shehu: Lajme të trishta po dëgjojmë gati çdo ditë, por ky rast i trishtë më ka këputur shpirtin. Tragjedi për familjen e për të gjithë shoqërinë shqiptare se në çfarë degradimi po shkon brezi i ri.
Xhemi Shehu: Ditë zie! Tragjedi marrja e jetës së një të mituri nga duart e një të mituri tjetër! #skafjalëpërngushëllim
Arbana Osmani: E shokuar dhe e tmerruar nga vrasja e Martinit. Edhe sa këmbana alarmi si kjo duhet te bien që kjo shoqëri të ndërgjegjësohet se dhuna nuk është kurrë zgjidhja? Ku po i rrisim fëmijët? U prehsh ne paqe Martin.
Klea Huta: E tmerrshme nuk kam fjalë! Ngushëllime familjarëve që nuk kanë ngushëllim. Po kjo është këmbanë alarmi që ka vite që bie. Promovohet vetëm e keqja, dhuna, vrasjet, njerëz që bëjnë krime dhe nuk dënohen, një drejtësi që nuk funksionon dhe promovim i vlerave më të këqija.
Ledjona Xheladinaj: E shokuar sepse iku një fëmijë në moshën më të bukur por e mllefosur me përgjegjësit. Ky brez po degradon çdo ditë e më shumë.
Olti Curri: Një lajm i tmerrshëm, që mos u lexoftë! Një lajm që mos u përsëristë kurrë! Kujdes me fëmijët, kujdes me adoleshentët, mjerë ky brez që po e rrit Tik-Tok-u
Fatma Haxhialiu: Dhuna sjell dhunë, mbjell dhunë trashëgon dhunë. Ndaj ka rëndësi mënyra se si flasim, si sillemi, si reagojmë përpara fëmijëve tanë!
Liesa Haxhiasllani: Dhuna dhe sjelljet agresive mes adoleshentëve janë kthyer në një fenomen shqetësues që reflekton problemet e thella që kemi si shoqëri. Merruni me fëmijët tuaj para se të jetë vonë!
Arbër Hajdari: Qoftë i parajsës! Një jetë e pafajshme u shua në mënyrë të pabesueshme. Zemra më dhemb për familjen e tij, për dhimbjen e papërshkrueshme që po përjetojnë. Është e vështirë të gjesh fjalë në momente si këto. Uroj që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe!
Çiljeta Xhilaga: Sot ska gjumë sepse perpara syve më del vetem Martini vogël dhe fjalët e tij te fundit mamii..mami U prehsh në paqe o bir. Zoti i dhënt forc familjes ta përballoj këtë humbje te madhe që na trishtoi zemrën e shpirtin te gjithëve sot. MARTINI KAMPJONI MES ËNGJËJVE
Françeska Murati: Sonte, nje nene po vuan nje humbje qe nuk mund ta imagjinojm dot. Te iki drita e syve per cfar? Per ego e nje adoleshenti? Nuk kam fjale. nuk ka fjale. qe mund ta kompensoj. Sonte dergojm Lutje ne Parajse per engjellin.
Mikela Pupa: O zot sa shume trishtim, sa shume dhemb, zot ki meshire ne engjejt qe mer prane vetes. Ngushellime familjes. Skam fjale mbi ngjarjen e ndodhur