Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” ndodhi një moment i papritur që ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale.
Gresa, pas fitimit të një avantazhi në lojë, vendosi në nominim Drenushën dhe Xhenetën, ku kjo e fundit u eliminua nga publiku.
Por surpriza nuk mbaroi aty, pasi Xheneta u rikthye në shtëpi falë biletës së fatit, që i mundësonte kthimin pas eliminimit.
Në rrjet ka shpërthyer një valë dyshimesh nga ndjekësit, të cilët pretendojnë se produksioni mund të ketë ndërhyrë në këtë situatë për ta rikthyer Xhenetën. Arsyetimi kryesor lidhet me popullaritetin dhe rolin e saj si një lojtare e fortë brenda shtëpisë.
1. Ndryshimi në paraqitjen e biletës: Kur Xheneta doli nga shtëpia, ajo mbante kutinë e fatit të mbyllur, ndërsa në studio u vu re se gjysma e biletës ishte jashtë kutisë.
2. Deklarata e saj e çuditshme: Përpara se të shihte biletën, Xheneta tha se nuk e dinte çfarë mbante aty, duke nxitur më shumë dyshime për sinqeritetin e situatës.
Pas rikthimit të saj në shtëpi, shumica e banorëve nuk e pritën mirë këtë ngjarje. Shumë prej tyre ishin gëzuar për largimin e saj dhe e panë rikthimin si një kërcënim për lojën e tyre.