Moderatorja e njohur Liesa Haxhiasllani ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Sia.
E njohur për lidhjen e ngushtë që ndan me Kiara Titon, shumë ndjekës kanë qenë të interesuar të dinë rreth takimit të parë mes dy vogëlusheve, Lunës dhe Sias.
Për të adresuar këtë kuriozitet, Liesa ndau një video emocionuese në rrjetet sociale, duke treguar momentin kur Luna, vajza e Kiarës, takoi për herë të parë “shoqen e saj të ngushtë”.
Në postimin e saj, ajo shkruan:
“Një nga pyetjet më të shpeshta në ‘ASK’. Momenti kur Luna takoi shoqen e vet për herë të parë. Unë nuk po qaj, ju po qani”