Kristina Baki është njëra nga modelet më të njohura dhe të suksesshme shqiptare.
Ajo e ka mbajtur gjithnjë larg syrit të publikut jetën e saj private, duke mbajtur një profil të ulët në rrjetet e saj sociale.
E së fundmi po dyshohet se Kristina është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Dyshimet për këtë lindën nga një video e publikuar nga një make up-artiste, ku shihet barku i rrumbullakosur i Kristinës.
Këto pamje kanë qarkulluar në rrjet, ndërsa komentet e ndjekësve tregojnë se janë të bindur për një shtatëzani të modeles.
Kujtojmë se Kristina u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2022, me një vajzë të cilën e quajtën Siera.
Ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.