Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një feste për zbulimin e gjinisë, duke shkaktuar debat në rrjetet sociale.
Një çift kishte organizuar një ceremoni për të ndarë me të afërmit lajmin e madh: gjininë e foshnjës së tyre të ardhshme.
Kur u zbulua se ata prisnin një djalë, gjyshja e ardhshme, shpërtheu në një reagim të ekzagjeruar gëzimi. Ajo shkoi pranë djalit të saj dhe filloi të bërtiste me zë të lartë, duke tërhequr gjithë vëmendjen e të pranishmëve.
Shumë pjesëmarrës menduan se reagimi i saj ishte i tepërt dhe se ajo “vodhi” momentin që duhej të ishte i çiftit. Ndërsa disa e kanë mbrojtur, duke thënë se gëzimi ishte i natyrshëm dhe spontan, të tjerë e kanë kritikuar, duke sugjeruar se duhet të ishte më e kujdesshme në sjelljen e saj.
“Është dita jonë, ti na e prishe. Vodhe gjithë vëmendjen që duhet të ishte e jona”.
Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit ndajnë mendime të ndryshme për atë që konsiderohet sjellje e përshtatshme në evente të tilla.