Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen këtë javë, por jo për stilin e saj ikonik. Ylli i famshëm u ndalua nga policia në Los Angeles teksa drejtonte Tesla Cybertruck-un e saj futuristik përgjatë Pacific Coast Highway.
Arsyeja? Xhamat e përparmë të mjetit ishin shumë më të errët nga çfarë e lejon rregullorja e automjeteve në Kaliforni.
Sipas DailyMail, Kim qëndroi e qetë gjatë ndalimit dhe mori një gjobë si paralajmërim, e cila i jep kohë të korrigjojë problemin dhe të paraqitet në stacionin e policisë për të shmangur një gjobë më të madhe.
Kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me një situatë të tillë; në vitin 2013, ajo mori një paralajmërim të ngjashëm për xhamat e një automjeti tjetër në Calabasas.