Një ngjarje e rëndë është kapur në video, ku një punëtor ndërtimi nga Kentucky shpëtohet në mënyrë heroike pasi u varros për më shumë se nëntë orë.
Grupet e shpëtimit punuan gjatë natës të enjten pasi një punëtor ra në një gropë 3 metra të thellë të mbushur me çimento, ku mbeti i bllokuar për nëntë orë.
Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë punonjësit që tentojnë për të nxjerrë punëtorin, kur vetëm maja e helmetës së tij ishte e dukshme. Sipas zyrtarëve, ai kishte vetëm pak hapësirë për të vazhduar të merrte frymë për orë të tëra.
Ekipet përdorën kova dhe punuan me duar për orë të tëra, dhe viktima – i cili ende nuk është identifikuar – mbeti i ndërgjegjshëm gjatë gjithë periudhës deri sa u nxorr nga gërmadhat dhe u transportua me barelë.