Visar Dërmaku, i njohur nga publiku si Gani Gërmia, ka ndarë përvojën e tij pas “Big Brother VIP Kosova” në një intervistë për emisionin “Canapé”.
Aktori, i cili u shqua për humorin dhe energjinë pozitive në shtëpi, u bë një ndër banorët më të dashur të sezonit të dytë.
Megjithatë, Visari ka treguar se përballja me realitetin pas daljes nga shtëpia nuk ishte e lehtë. Ai e përshkroi periudhën e tranzicionit si sfiduese, duke pranuar:
“Pas daljes nga ‘Big Brother’, e vërteta është se nuk kam qenë në gjendje të mirë emocionale.”
Pavarësisht popullaritetit që fitoi, ndryshimi nga një mjedis i mbushur me kamera dhe ngjarje të përditshme, në jetën reale, ishte një sfidë që e ka përballuar me vështirësi.0