Reperi Ledri Vula i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje!”, nga Arbana Osmani, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij Sara Hoxha me të cilën ai ka edhe një vajzë.
Ajo që tërhoqi vëmendje gjatë bisedës, ishte kur Arbana e pyeti nëse ardhja e vajzës ishte e planifikuar. Ledri tregoi se lajmi i shtatzënisë kishte ardhur papritur, në një kohë delikate për marrëdhënien e tyre.
“E donim, por erdhi pa paralajmërim! Ishim ndarë një ditë para se Sara të më tregonte ekon. Kur më njoftoi, po darkoja me miq dhe kisha pirë pak – mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: A do ta mbajmë? Ajo ishte shumë e lumtur. Kemi qenë larg dy muaj sepse ishte pandemi”, tregoi Ledri, duke përshkruar momentin e parë kur kuptoi që do të bëhej baba.
Në vazhdim Ledri pranoi se ai dhe Sara janë dy persona të ndryshëm, dhe ky kontrast i ka bërë të funksionojnë si çift për një kohë të gjatë. Por, kur Arbana e pyeti për arsyet e ndarjes, Ledri u shpreh se nuk është ndalur për ta menduar këtë, dhe as nuk e ndjen të nevojshme ta bëjë.
I pyetur nëse është penduar që lidhja e tij dhe e Sarës u be publike Ledri pranoi se ishte e vështirë të ruante privatësinë për shkak të karrierës së tij, por shtoi se, po të ishte Sara më private, mund të kishin pasur një shans më të mirë për të qëndruar bashkë.
Arbana: “Të vjen keq?”
Ledri: “Ndoshta po të kishte qenë Sara më pak private, sot mund të kishim qenë bashkë, kurrë nuk i dihet. Kur i’a kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Më vjen keq vetëm për Poin, për gjë tjetër jo”.
Ledri ka theksuar se ka një dashuri të pafund për vajzën dhe ka dëshiruar që ajo të ketë dy motra, madje ka shprehur dëshirën për të pasur edhe një djalë.
“Unë vdes për Poin, do kisha dashur që Poi të kishte edhe dy motra, gjithmonë kam patur qejf të kem tre vajza pse jo edhe një djalë,” tha ai.
Ai gjithashtu ka pohuar se është një person i dashur dhe familjar, dhe se gjithmonë do të ketë vend për dashuri në jetën e tij.
“Nanës më së pari i tregojë,” tha Ledri kur u pyet nga Arbana se kujt i tregon së pari kur lidhet me dikë.
Në vazhdim të emisionit gjatë lojës “E kam bërë/ Se kam bërë” Ledri është pyetur nëse ka fshirë ndonjë këngë nga repertori i tij, ai përgjigjet: “E kam fshirë një këngë nga YouTube, ‘Gjendja', smë pëlqente më klipi”.
Dhe në fund tatuazhi.
Arbana: “A ke bërë ndonjë tatuazh për ndonjë gocë?”
Ledri: “E kam ditëlindjen e kësaj… Sarës.”
Arbana: “A do e heqësh si klipin?”
Ledri: “Jo.”