Gazetarja Fatma Haxhialiu, e cila së fundmi ndau lajmin emocionues se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, ka bërë një tjetër zbulim të veçantë.
Duke përmbushur një dëshirë të shprehur nga i biri, Kian, familja e saj do të mirëpresë së shpejti një anëtar të ri.
Pak më parë, Fatma publikoi një video të ngrohtë familjare, ku bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj zbuluan gjininë e bebit. Me entuziazëm dhe emocion, ata mësuan se familja do të shtohet me një tjetër djalë.
“Nuk mund të ishim më të lumtur që Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli dhe Kianit ju plotësua dëshira” – shkroi Fatma përkrah videos, duke ndarë gëzimin me ndjekësit e saj.