Lori Hoxha dhe partneri i saj Ervis Bajraktari i dhanë fund beqarisë më datë 19 tetor, me një ceremoni martesore shumë private mes miqsh dhe familjarësh.
Çifti jo vetëm që nuk ndanë asnjë foto nga dasma e tyre, por nuk lejuan as të ftuarit të ndanin detaje.
Mirëpo, e ftuar në “Inspire Podclass” me Alketa Vejsiun, Albërije Hadërgjonaj ndau disa detaje për dasmën e vitit.
Këngëtarja jo vetëm që ishte e ftuar në ceremoninë madhështore, por gjithashtu performoi disa nga këngët e saj më të bukura për të ftuarit.
“Lori është një vajzë me shumë influencë në Shqipëri, dihet edhe për stilin e saj të veçantë,” tha Albërija. “Duhet të them që Lori ka qenë një nuse e thjeshtë, që s’e kisha imagjinuar ndonjëherë. Një thjeshtësi e bukur dhe e jashtëzakonshme. Dasma ishte private, por njëkohësisht e jashtëzakonshme, me një elegancë dhe harmoni të paparë.”
Këngëtarja përshkroi atmosferën si një përzierje e klasit dhe finesës, duke e krahasuar me “pallatet klasike, të stilit ‘old money’.”
“E gjithë salla ishte një hapësirë e madhe, e mbuluar me një perde të rëndë dhe të hijshme. Akustika ishte fantastike, dhe mendova: ‘Wow, s’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë.’”