Një autobus që transportonte një grup njerëzish të ftuar në një dasmë, u rrëzua në një lumë në Pakistan, duke lënë të paktën 18 persona të vdekur. Nusja është deri tani e vetmja e mbijetuar e njohur.
Ndërsa shumica e të ftuarve janë identifikuar, disa janë ende të zhdukur, zbuloi një zyrtar i ekipit të shpëtimit.
“Nusja është jashtë rrezikut dhe është duke u trajtuar në spital”, shtoi ai.
Deri më tani policia nuk ka arritur të zbulojë se çfarë e shkaktoi aksidentin fatal.