Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, i ftuar në “Mirëmbrëma yje” ndau detaje rreth vendimit të tij për të mbajtur një koncert madhështor në stadiumin “Air Albania”, një ëndërr që kishte nisur si një këmbëngulje nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani.
Albani tregoi me humor se Miriami ia ka “nxirrë jetën” për gjashtë vite që ai të merrte këtë hap të rëndësishëm në karrierë.
“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim.
Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” rrëfeu Albani.