Rrëfehet krijuesi i serialit “Squid Game”: “Humba 9 dhëmbë…”

Krijuesi i serialit të famshëm koreano-jugor Squid Game, Hwang Dong-hyuk, ka konfirmuar vazhdimin e serialit në Netflix, pavarësisht stresit të madh që përjetoi gjatë xhirimeve të sezonit të parë – një përvojë aq e rëndë sa humbi deri në nëntë dhëmbë.

Fillimisht, Hwang tregon se nuk kishte planifikuar një sezon të dytë, duke u betuar se nuk do t’i rikthehej serisë, por arsyet financiare e shtynë të ndryshojë mendje.

“Edhe pse sezoni i parë ishte një sukses global, nuk përfitova shumë,” thotë Hwang, duke shtuar se ky sezon i dytë do të ndihmojë në kompensimin e suksesit të madh të të parit.

Hwang Dong-hyuk (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Historia e sezonit të parë, e cila ndjek qindra lojtarë të zhytur në borxhe që rrezikojnë jetën për një shpërblim të majmë, ishte shfaqja më e suksesshme e Netflix, duke e kthyer vëmendjen botërore drejt dramave koreane.

Me pritshmëri të larta nga fansat, Hwang po përgatit një kast të ri aktorësh dhe lojëra krejtësisht të ndryshme për këtë sezon të dytë.