Luiz Ejlli është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh publikon momente nga e përditshmja e tij.
Mirëpo në një nga videot e tij të fundit, Luizi është shfaqur i penduar për dy raste që kanë ndodhur gjatë periudhës së “Big Brother VIP 2”.
“Nuk ia fal vetes kurrë për çfarë kam bërë në Big Brother. Një me Kiarën, një gabim që e kam mërzitur, e kam bërë të qajë. Dhe e dyta ka qenë me një banor që e mora inat, e bëra armik kot dhe jam penduar shumë. Ky i dyti është ky që kam në makinë këtu, Eni, e mbani mend të gjithë. Po të kërkoj falje publikisht Eni, e gjitha ka qenë në kuadër të lojës”, thotë Luizi, teksa i kërkon falje ish banorit Eni Tare.