Do të habiteni! Nuk është Georgina Rodriguez por ish-partnerja e Mevlanit (Video)

Nëse nuk do e tregonim ne, të gjithë do të mendonit se bukuroshja në foto është Georgina Rodriguez, por jo!

Ajo është Livia Brunga, ish-konkurrentja e “Përputhen”, e cila është kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të dramës që shkaktoi me deklaratën e saj për konkurrentin e Big Brother VIP, Mevlan Shaba, ish-partneri i saj.

Në një video që Livia ka postuar në rrjetet sociale, ka një ngjashmëri të frikshme me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

Këtë nuk e themi vetëm ne por një pjesë e madhe e publikut.