Një letër me një përmbajtje të veçantë është afishuar në ashensorin e një pallati, duke bërë thirrje për respektimin e normave të bashkëjetesës në komunitet.
Letra e shkruar me dorë dhe e ngjitur me shirit në faqen metalike të ashensorit u kërkon banorëve që të kenë kujdes me zhurmat gjatë marrëdhënieve intime.
“Ju lutem, kur të kryeni marrëdhënie seksuale, kurseni zhurmat dhe poshtërrimat shpëtëtuese për komunitetin!” – lexohet në shënim. Sipas mesazhit, kjo është një sjellje e përsëritur, që po ndodh në orare të papërshtatshme, duke shqetësuar banorët, përfshirë edhe fëmijët.
Në përfundim, letra përmbyllet me një falënderim për mirëkuptimin, duke theksuar rëndësinë e respektimit të qetësisë në hapësirat e përbashkëta.
Ky shënim ka nxitur reagime të ndryshme mes banorëve, disa prej të cilëve e kanë përshëndetur këtë qasje për përmirësimin e rregullave të bashkëjetesës, ndërsa të tjerë e kanë marrë me humor situatën e pazakontë.