Tanea Wallace është një muzikante e re, e cila për një dokumentar të ri të TMZ ka rrëfyer detaje skandaloze nga festat e shthurura të Sean Diddy Combs.
Ajo ka treguar se pa të mitur, të cilët i përshkruan si “persona të vegjël”, në një festë të mbajtur në vitin 2018.
“Unë ktheva kokën në të djathtë dhe në një cep pashë sikur… dhe thashë me veten a janë këta xhuxhë? Ishin njerëz të vegjël. Nuk dua të them shumë. Përdorni logjikën e zakonshme. Ishin veshur si ‘Harajuku Barbie’, me buzë të kuqe, duken shumë seksi, të zbuluara dhe të lezetshme. Mbeta pa fjalë!”, tha Wallace.
Harajuku është një distrikt në Shibuya, Tokio, i njohur për modën rinore dhe kulturën japoneze. Termi “Harajuku Barbie” është i lidhur me reperen Nicki Minaj, që e përshkroi këtë stil si një përzierje mes kulturës së lirë të Harajuku-së dhe një Barbie seksi.
Avokatët e Diddy-t e kanë hedhur poshtë pretendimin e Wallace si “kategorikisht të pavërtetë”, duke i quajtur akuzat ndaj tij si “inskenim të pastër”, shkruan DailyMail. Kur e pyetën për rolin e fëmijëve në atë festë, Wallace tha se “po admiroheshin” dhe “po fshiheshin”.
“Isha e habitur, sepse ishte një festë për të rritur”, shtoi ajo.
Wallace përshkroi gjithashtu skena ku disa nga të ftuarit po kryenin marrëdhënie seksuale, shumë prej tyre të dehur ose të droguar, ndërsa festa zgjati deri në orën 7 të mëngjesit.
Pretendimet e Wallace janë transmetuar në dokumentarin e titulluar “TMZ Presents The Downfall of Diddy: Inside the Freak Offs”, në platformën Tubi.
Avokatët e Combs kanë kundërshtuar akuzat e Wallace, duke thënë:
“Zonja Tanea Wallace nuk ka besueshmëri dhe pretendimet e saj për ‘festat ekstreme’ dhe të miturit janë plotësisht të pavërteta. Sean Combs nuk mund të përgjigjet ndaj çdo akuze për publicitet, edhe ndaj atyre që janë dukshëm të pabaza. Ai është plotësisht i sigurt në faktet dhe në integritetin e procesit gjyqësor. E vërteta do të triumfojë në gjykatë, akuzat kundër tij janë inskenim i pastër”.